Kultivuan 351 bimë kanabisi në parcela, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

Aktualitet

Kultivuan 351 bimë kanabisi në parcela, dy të arrestuar në

Një tjetër parcelë droge është zbuluar në malësinë e Vaut të Dejës nga kontrollet policore nga toka dhe ajri me dronë, ndërsa janë vënë në pranga edhe 2 persona të dyshuar për ngjarjen.

Aksioni i koduar “Koordinata” u finalizua sot me arrestimin nga Policia e Shkodrës të të dyshuarve Sokol Uci dhe Gjon Gjeka.
Ata akuzohen se kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri dhe kapja u bë në flagrancë, brenda në parcelë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj”, bëri me dije policia.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion