Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri në Korçë, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

Aktualitet

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri në Korçë,

Burime nga Spitali i Traumës thonë se efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull, teksa gjendja e 36 vjecarit raportohet se është stabël.

Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijojë të marrë trajtim mjekësor te Trauma.

Nëna e Violand Braçellarit është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë së policisë vendore Korçë ku po merret në pyetje nga grupi i hetimit.

Mëngjesin e sotëm, në zonën malore të Lozhanit, Maliq, policia organizoi një operacion për arrestimin e Violand Braçellari, i cili prej vitesh ishte në kërkim dhe dyshohej se fshihej në një stan në malin e Bodës.

Sipas policisë, kur forcat “Shqiponja” rrethuan stanin dhe i kërkuan të dorëzohej, Braçellari refuzoi dhe hapi zjarr ndaj efektivëve. Nga të shtënat u vra në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa u plagos me një plumb në nofull, kolegu i tij Edison Adri, 36 vjeç.

Braçellari ishte i dënuar në mungesë me afro 10 vite burg për çështje të lidhura me narkotikët dhe rezultonte në kërkim prej vitesh. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ai u plagos nga policia dhe më pas u arrestua.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion