Mbushi oborrin e shtëpisë me kanabis, 32-vjeçari në Kurbin prangoset duke i vaditur bimët

Aktualitet

Mbushi oborrin e shtëpisë me kanabis, 32-vjeçari në Kurbin

Policia vendore e Kurbinit finalizoi aksionin e koduar “Koordinata” në Kodër-Shullaz, ku kapën në flagrancë Hajdar Lamën, 32 vjeç, teksa kujdesej për një parcelë kanabisi në oborrin e banesës së tij.

Parcelën e kultivuar e zbuloi një dron i Policisë, ndërsa 32-vjeçari u arrestua menjëherë për kultivim të lëndëve narkotike. Operacioni tregon angazhimin e autoriteteve për parandalimin e kultivimeve të paligjshme, edhe kur ato ndodhen brenda hapësirave private.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion