Tentuan të blinin vota, procedohen penalisht 2 persona në Vlorë

Aktualitet

Tentuan të blinin vota, procedohen penalisht 2 persona në Vlorë

Dy persona po ndiqen në gjendje të lirë pasi akuzohen për krimet zgjedhore, për shitblerje të votës në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës njofton se po ndiqen penalisht një person me shtetësi turk Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë shqiptari Juriseld Muçaj, dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi Abdulgafur Balikçi, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Burime një natë më parë thanë se vota po blihej në favor të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por kjo thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ndalimit të tyre sipas burimeve janë gjetur një bllok me emra, të personave që dyshohet se do u blinin votën si edhe u janë sekuestruar telefonat celular për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy personat po procedohen penalisht dhe çështja do të ndiqet nga SPAK, si kompetenti për hetimin e krimeve zgjedhore.


Më herët një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në Pukë, ku kanë rënë në pranga sekseri dhe nën hetim drejtuesi politik i LSI-së, Vasil Shabani dhe Demir Syla, teksa iu gjetën një sasi prej 528 mijë lekësh si edhe një listë me emra. Pas raportimit të këtij rasti, ka ardhur edhe reagimi i LSI-së, ku e kanë mohuar të jenë përfshirë në shitblerje të votave, por po bënin prova për votimin.

ME TE LEXUARAT