Tentoi të përdhunonte një të mitur, Prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin nga Berati

Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një të mitur, Prokuroria kërkon 6

Prokuroria e Beratit ka dhënë pretencën për pedofilin përsëritës, shtetasin Romeo Oço, rreth 60 vjeç, i cili në nëntor të vitit të kaluar akuzohet se ngacmoi seksualisht një djalë të mitur dhe më pas i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Organi i akuzës kërkon shpalljen fajtor të pedofilit për veprën penale “ngacmim seksual” dhe dënimin e tij me 6 vite burgim.

Ngjarja ka ndodhur më 25 Nëntor të vitit të kaluar, ku shtetasi Romeo Oço ka kapur nga dora dhe e ka çjerrë të miturin me inicialet A.GJ. dhe më pas është vënë në ndjekje të tij, ku i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale, por pasi është afruar babai i të miturit, ai e ka lënë të lirë.

Fillimisht ndaj 60-vjeçarit ishte caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, por pas daljes së akt-eskpertizës mjeko-ligjore, Gjykata e Beratit vendosi t’i caktonte masën “Arrest me burg”.

“Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri. Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.

Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion