Vr'asja në Hot të Ri, zbardhet pas tre vitesh detaji i ri, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar si bashkautor dhe shoku i tij

Aktualitet

Vr'asja në Hot të Ri, zbardhet pas tre vitesh detaji i ri,
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, duke vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 2023 në fshatin Hot i Ri.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua Luçiano Mhilli, 23 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e shtetasit V. F., ngjarje e ndodhur më 21 shtator 2023.

Sipas Policisë, Gjykata i kishte caktuar 23-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe Kristian Çarkaj, 26 vjeç, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me Mhillin. Ai dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklamë 
Dy të rinjtë u kapën në aksin rrugor Shkodër–Prekal, ndërsa lëviznin me një automjet tip “Opel”.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesën e 23-vjeçarit, policia gjeti sasi të dyshuara lëndësh narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe dy telefona celularë.
#LuçianoMhilliKristianÇarkaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion