Të shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen dy të rinjtë në Berat

Aktualitet

Të shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohen dy të

Policia e BEratit vijon punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Gjatë orëve të fundit janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. A., 27 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Gjithashtu u bë kapja e shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Veprimet e mëtejshme për shtetasin E. B. do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion