"Të qarat e fëmijës alarmuan fqinjët”/ Pranga shqiptares në Greqi: La vetëm në shtëpi foshnjën 1 vjeç

Aktualitet

"Të qarat e fëmijës alarmuan fqinjët”/ Pranga

Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar në Selanik, pasi ka lënë vetëm në shtëpi fëmijën e saj një vjeç.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit të së martës, në një banesë në qendër të qytetit. Policia dyshohet se u lajmërua nga fqinjët të cilët dëgjuan fëmijën duke qarë dhe u shqetësuan.

Oficerët e policisë janë nxituar drejt shtëpisë dhe pas kontrolleve kanë vënë në pranga nënën 37-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila do të dërgohet pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën se ka venë në rrezik jetën e të miturit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion