IKMT dhe policia në Vlorë me “dorë të hekurt”/ Njoftohet shembja e një objekt pa leje, arrestohet një person

Aktualitet

IKMT dhe policia, shoqëruar nga policia e shtetit, në prezencë të drejtorit të Policisë Skënder Hita, kryeinspektorit të IKMT Afrim Qëndro, drejtorit të Policisë së Vlorës Edvin Ndreu, kanë ndërhyrë në shembjen e objektit.

Bëhet fjalë për një strukturë druri në funksionin e lokalit dhe restorantit.

Teksa vijojnë kontrollet për ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Karaburunit, policia ka konstatuar një objekt të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në gjirin e Shën Janit.


Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë shoqëruar dhe ndaluar një person, i cili dyshohet se është autori i këtij ndërtimi pa leje. Ndërkohë, priten verifikime të mëtejshme për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe rrethanat e plota të rastit.

 

 

 

ME TE LEXUARAT