“Donte ta ndëshkonte”/ Shqiptarja vrau të bijën 4-vjeçare në Gjermani, gazetarja: E lau me ujë 55 gradë

Aktualitet

“Donte ta ndëshkonte”/ Shqiptarja vrau të bijën

Një 25-vjeçare shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. E reja akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 4-vjeçare, pasi e lau me ujë të nxehtë dhe e la të vuajë për 12 ditë pa e dërguar në spital, deri sa vdiq.

Gazetarja Mimoza Çika në një lidhje Skype me “Shqipëria LIVE”, zbuloi detaje të reja, ndërsa tha se nëna e ka larë me ujë 55 gradë duke i shkaktuar djegie të mëdha në trup. Ajo shtoi se 31-vjeçarja kishte dhe dy fëmijë të tjerë, ndërsa babai i fëmijëve nuk ishte me ta.

"Vajza 4-vjeçare është larë me ujë 55 gradë për ta ndëshkuar sepse kisthe ndotur pelenat dhe që të mos e përsëriste më gabimin. Gruaja ka pasur shumë borxhe dhe ka thënë që skishte para prandaj nuk e ka çuar në spital.

Por gjithsesi, ka ambulanca që e kurojnë falas. Gruaja jetonte me 3 fmëijë të vegjël. Fëmijët kanë pasur kujdesin e një djali 17-vjeçar, i cili dyshohet se ëhstë bashkëpunëtor pasi mudn të ketë pasur dijeni.

Ai jetonte në qytet tjetër. Babai nuk jetonte me ta, jetonte në vend tjetër. Mamaja i ka pasur të gjitha kushtet për ta fshehur rastin.”- tha gazetarja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion