Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej përplasen në sallën e gjyqit: Duhet të kërkosh falje!

Aktualitet

Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

Një moment tensioni është regjistruar në GJKKO ditën e sotme, me debate në seancën për operacionin “Plumbi i artë” teksa raportohet se të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin.


Mësohet se Alibej ka thënë në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”, ngjarje ku kanë humbur jetën vëllai dhe xhaxhai i tij si edhe një shtetas turk.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej në sallën e gjyqit.

Dumani ka reaguar ashpër duke thënë: “Ishte mashtrim! Duhet të kërkosh falje për këtë”.

Sakaq, gjykata ka urdhëruar që Dumani të zhvendosej në mënyrë që të mos kishte kontakt visit me Alibejn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion