Rikthehet IKMT në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Aktualitet

Rikthehet IKMT në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer këtë të martë, 23 shtator, në Orikum, ku ka ndërhyrë për shembjen e dy objekteve në bregdet, të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Sipas pronarëve, ndërhyrja është e paligjshme, pasi objektet e tyre ndodhen ende në proces gjyqësor me Agjencinë e Kadastrës (ASHK), ndërkohë që nuk janë njoftuar zyrtarisht për prishjen.

Ata thonë se kanë kërkuar kohë dhe i janë drejtuar institucioneve, por janë përballur me një “fakt të kryer”.

Përveç Inspektoratit Vendor te Mbrojtjes së Territorit në Vlorë, në aksion morën pjesë edhe forcat e IKMT-së nga Tirana, të mbështetura nga policia me efektive të shumtë në terren.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion