Të dielën shqiptarët votojnë, por çfarë surprizash rezervon moti

Aktualitet

Të dielën shqiptarët votojnë, por çfarë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e motit për nesër dhe të dielën, 25 prill, që është dita kur shqiptarët do të votojnë.

Sipas SH.M.U nesër do të jetë mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa e diela do të jetë ditë me diell dhe me mot të mirë.

Të dielën shqiptarët votojnë, por çfarë

Parashikimi i plotë

Përshëndetje nga SH.M.U! Ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme. Vranësirat do të përqendrohen më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Të dielën shqiptarët votojnë, por çfarë

Pasdite e në mbrëmje reshjet do të ndërpriten për ti lenë vendin kthjellimeve. Dita e diel do të sjellë ndryshim të menjëhershëm të kushteve meteorlogjike. Kështu do të mbizotërojnë orët me diell gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit.

Në jug, juglindje e në zonat malore kalime vranësirash të pakëta deri mesatare. Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë dhe në bregdet përkohësisht mesatare maksimalisht deri 12m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë. Ju urojmë fundjavë të mbarë!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion