Të dehur në rrugë duke u konfliktuar me njëri-tjetrin/ Pezullohen nga puna 3 efektivët e policisë (EMRAT)

Dy efektivë policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas mesnate në Tiranë.
Mësohet se një prej policëve në gjendje të dehur, ka ofenduar punonjësin e “Shqiponjave”, e kjo ka sjellë përplasjen mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, kur babai Hamit Sallaku me dy djemtë e tij Denis Sallaku dhe Mariglen Sallaku, të tre punonjës policie në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.
Njëri prej djemve të Hamit Sallakut ka qenë në nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave”. Kjo më pas ka bërë që të nisë sherri mes tyre.
Të dy palët janë shoqëruar nga kolegët në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Hetimore po vijon hetimet.
Tiranë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:
- Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;
- Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;
- D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:
Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.