TAKSË E RE për banesat! Ja kur pritet të hyjë në fuqi dhe çfarë duhet të dini

Aktualitet

TAKSË E RE për banesat! Ja kur pritet të hyjë në fuqi

Taksa e re e pronës do të nisë të aplikohet nga janari i vitit 2026. Sipas Ministrisë së financave vitin e parë do të regjistrohen 2.5 mln pasuri të paluajtshme.

Në vitin 2026 pritet të regjistrohen në kadastrën fiskale rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme, të cilat do të jenë subjekt i taksës së re të pronës. Projeksionet janë pjesë programit buxhetor afatmesëm dhe sipas dokumentit, kostoja e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në 26 milionë lekë. Numri i regjistrimeve parashikohet të mbetet i pandryshuar edhe për vitet 2027 dhe 2028.

Për vijimin e projektit “ProTax Albania, Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën e tregut”, për vitin 2026 janë parashikuar shpenzime në vlerën 8.7 milionë lekë.

Fillimisht taksa e re e pronës, e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurisë, ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar 2026. Megjithatë, Ministria e Financave njoftoi shtyrjen e zbatimit me dy vite, duke e zhvendosur afatin në vitin 2028. Arsyeja lidhet me hartimin e një projektligji të ri, i cili pritet të miratohet gjatë vitit 2026 dhe të zbatohet paralelisht me Kadastrën Fiskale.

Drafti i mëparshëm parashikonte rritje të nivelit të taksës për ndërtesat rezidenciale nga 0.1% deri në 0.2%, krahasuar me 0.05% që zbatohet aktualisht. Për ndërtesat tregtare propozoheshin nivele nga 0.15% në 0.25%, si dhe të njëjtat për ndërtesat bujqësore dhe industriale.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, drafti i ri nuk pritet të ndryshojë koeficientët e propozuar në vitin 2023.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion