Aksidenti në “Rrugën e Kombit”, përplasja mes tre mjeteve i merr jetën 24-vjeçarit (EMRI)

Aktualitet

Aksidenti në “Rrugën e Kombit”, përplasja mes tre

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riut është regjistruar në orët e mbrëmjes së të premtes në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës.

Sipas të dhënave paraprake në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion