Superoperacioni/ 4 persona në pranga, zbulohet skema e mashtrimit me vlera të mëdha

Aktualitet

Superoperacioni/ 4 persona në pranga, zbulohet skema e mashtrimit me vlera

Një operacion është zhvilluar në Shqipëri duke çuar në zbulimin e një skeme mashtrimi me 4 persona.

Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka deklaruar se janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 të huaj.

Mashtrimi ka të bëjë me vlera të mëdha duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave e hyrje në llogari bankare.

'’Ka arritur të finalizojë operacion të rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona për në skemë mashtrimi me vlera të mëdha.

Për shkak të rëndësisë së operacionit, për interesat e prekura dhe pasojave në raport me masën e prekur, jemi këtu në konferencë për tiu bërë të ditur rezultatet, veprimet.

4 të arrestuarit janë 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Mashtrimi është një problematikë që po cënon shoqërinë shqiptare. Veprimtari kriminale, duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave, llogari bankare brenda e jashtë Shqipërisë.’’- tha Imeraj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion