Skemë mashtrimi në Everest: Guidat dhe helikopterët përfitojnë miliona nga shpëtimet e rreme

Aktualitet

Skemë mashtrimi në Everest: Guidat dhe helikopterët

Autoritetet në Nepal kanë zbuluar një skemë të gjerë mashtrimi në malin Everest, ku disa guida, operatorë helikopterësh dhe institucione shëndetësore dyshohet se kanë inskenuar shpëtime emergjente për të përfituar nga siguracionet.

Hetimet tregojnë se disa alpinistë janë sëmurur qëllimisht, për shkak të ushqimeve të manipuluara ose substancave që u janë dhënë për të shkaktuar simptoma të ngjashme me sëmundjen e lartësisë.

Këto incidente shërbenin si justifikim për evakuime të shtrenjta me helikopter, të cilat më pas faturoheshin kompanive të sigurimeve.

Sipas burimeve, janë dokumentuar të paktën 171 raste të shpëtimeve të rreme. Në disa situata, guidat kanë përdorur edhe sodë buke për të simuluar simptomat e sëmundjes, duke rritur nevojën për ndërhyrje urgjente.

Evakuimet e inskenuara, të mbështetura nga dokumente mjekësore dhe fluturime të falsifikuara, kanë sjellë rreth 19.7 milionë dollarë përfitime nga siguracionet.

Deri tani, 32 persona janë akuzuar për krim të organizuar dhe mashtrim, duke përfshirë pronarë kompanish trekkingu, operatorë helikopterësh dhe drejtues spitalesh.

Autoritetet nepaleze paralajmërojnë për rreziqet e përfshirjes në këtë lloj aktiviteti dhe nënvizojnë nevojën për kontrolle më të forta në industrinë e turizmit malor.

ME TE LEXUARAT