78-vjeçari gjendet i vdekur brenda banesës në Korçë

Aktualitet

78-vjeçari gjendet i vdekur brenda banesës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku 78-vjeçari Gëzim Vija, baba i katër fëmijëve dhe që jetonte i vetëm prej më shumë se 25 vitesh, është gjetur i pajetë brenda banesës së tij më 2 prill.

Sipas burimeve zyrtare, viktima ka pësuar një dëmtim në kokë, dhe hetuesit po shqyrtojnë dy pista: një aksident pas rrëzimit dhe një goditje fatale, ose një ngjarje me natyrë kriminale, si vrasje gjatë një konflikti apo tentative grabitjeje.

Nga fotot dhe informacionet e siguruara, Vija rezulton të ketë jetuar i izoluar, ndërsa dy nga fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.

Ekspertët mjeko-ligjorë do të nxjerrin përfundimet zyrtare pas ekzaminimeve në morg, ndërkohë hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Ngjarja ka ngritur shqetësim në komunitet, duke shtuar nevojën për kujdes ndaj personave të moshuar që jetojnë të vetëm.

ME TE LEXUARAT