Skemat piramidale/ Flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit, s’e dinim që ishte e gabuar

Aktualitet

Skemat piramidale/ Flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia

Sot pritet të jepen masat e sigurisë gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë.
Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit.

“Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut.
Ndërsa tezja e tij, tha se “Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet ti kishte lajmëruar që është e paligjshme. Djali punonte kamerier”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion