I mori 700 euro të burgosurit për leje, arrestohet shefi i regjimit, "tërmet" në burgun e Lushnjës! Pezullohen dy shefat

Aktualitet

I mori 700 euro të burgosurit për leje, arrestohet shefi i regjimit,

Pak orë pas arrestimit të shefit të Regjimit në Burgut e Lushnjës, Irakli Leka është përjashtuar nga radhët e policisë. Ai akuzohet se merrte para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit.

VIDEO E ARRESTIMIT

Në reagimin zyrtar të Drejtorisë së Burgjeve, po ashtu është bërë me dije se janë pezulluar nga puna drejtori Elvin Kurti dhe nëndrejtori Roland Duro i burgut të Lushnjës.

Irakli Leka u ekspozua në emisionin investigativ ‘Stop’ teksa u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur. Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, Policia ka bërë të mundur arrestimin e Lekës.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.

Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Operacioni për arrestimin u bë në bashkëpunim me SPAK, ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

ME TE LEXUARAT