“Daja” i Cindy Marina zbulon detaje: Lidhja e Eva Muratit me Genar Topallin, histori kalamajsh, ajo xheloze

Showbiz

“Daja” i Cindy Marina zbulon detaje: Lidhja e Eva Muratit me Genar

Producenti Eduart Deda teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sula, ka zbuluar detaje nga lidhja e shkuar mes moderatores së njohur Eva Murati dhe djalit të deputetes së PD-së, Jozefina Topallit, Genar Topalli.

Deda, i cili ishte ‘daja’ i nuses, Cindy Marina, tha për TCH se Eva dhe Genari janë njohur në vitin 2016, ndërsa e quajti një histori kalamajsh. Sa i përket komentit të bëra nga Eva Murati në rrjete sociale, ai e quan një xhelozi.

“Është e pahijshme, Eva ka qenë e ndarë nga Genari prej kohësh kur Cindy e ka njohur atë.

Eva dhe Genari, në dijeninë time janë njohur në 2016. Eva ka qenë shumë e re, ka qenë histori dashurie adoleshence. Është konsumuar, nuk ka asgjë për të mbajtur peng.

Nuk është se kjo ishte pranë altarit dhe ia mori dikush tjetër. Kjo historia është e shkuar, është një histori kalamajsh.  Eva nuk është mbyllur në manastir gjithë këto kohë. Është xhelozi”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion