Situatë e rënduar nga reshjet e shiut në Fier! Prurjet e lumit Seman përmbytin dhjetëra hektarë tokë dhe 40 puse nafte

Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet e shiut në Fier! Prurjet e lumit

Prurjet e shtuara të lumit Seman kanë shkaktuar probleme serioze në zonat e Kallmit dhe Belinës, ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën pushtetin e ujit.

Përmbytjet kanë prekur gjithashtu rreth 40 puse nafte, duke rritur rrezikun për dëmtime të infrastrukturës dhe ndotje.

Ndërkohë, ekipet e bordit të kullimit në Bashkinë Fier ndodhen në terren që prej mëngjesit të sotëm.

Specialistët po punojnë për përforcimin e argjinaturës në Belinë, në pikat më kritike, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të ujit dhe minimizimin e dëmeve.

Situatë e rënduar nga reshjet e shiut në Fier! Prurjet e lumit

Situata mbetet e paqëndrueshme dhe autoritetet lokale po monitorojnë nga afër rrjedhën e Semanit, teksa priten reshje të tjera

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion