Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’! “Ford”-i shpërthen në flakë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, makinat

Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme (22 nëntor) në aksin kombëtar Lushnjë-Rrogozhinë.

Shkak u bë përplasja e dy mjeteve “kokë më kokë” dhe për pasojë një prej makinave ka marrë flakë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.

Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, makinat

Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë.

Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Nuk ka të lënduar nga të dy mjetet. Policia Rrugore ndërkohë po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.

Sipas zjarrfikësve, mjeti tip ‘Ford’, nga përplasja ka pasur shkëndijë në bateri dhe më pas tubat e gazit që janë çarë kanë sjellë flakët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion