Cmimet e qirave dhe kafesë shënuan rritje në muajin korrik

Aktualitet

Cmimet e qirave dhe kafesë shënuan rritje në muajin korrik

Qiratë për banesat dhe çmimet e kafesë kanë shënuar rritje të ndjeshme që nga viti 2021 dhe ky trend ka vijuar deri në mes të vitit 2025. Sidomos në periudhën janar 2023–korrik 2025, norma mujore e rritjes ka qenë e qëndrueshme, duke arritur shpesh nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë në korrik 2025 ishte 5.4%, krahasuar me 0.9% në shkurt 2025.

Rritja e qirave ndikohet kryesisht nga kërkesa e lartë në zonat urbane, fluksi i turistëve dhe zhvillimet në sektorin e qirave afatshkurtra, ku shumë apartamente janë tërhequr nga tregu për familjet vendase.

Në Tiranë, një apartament 1+1 fillon nga 330–400 euro në zonën e Freskut dhe arrin deri në 800 euro/muaj në ish-Bllok dhe rreth Stadiumit Air Albania. Për 2+1, qiraja varion nga 550 deri në 1,300 euro.

Edhe çmimet e pijet joalkoolike dhe kafesë janë rritur ndjeshëm. Në korrik 2025, çmimet mesatare të kafesë u rritën me 6% krahasuar me korrikun 2024.

Shtrenjtimi i kafesë, çajit dhe ujit reflekton kostot e larta të importit dhe pagat e stafit të kafeneve, duke e bërë frekuentimin e tyre përditshëm më të vështirë për konsumatorët me të ardhura të kufizuara.

Përveç qirave dhe kafeneve, edhe mbulesat e dyshemesë kanë shënuar rritje të vazhdueshme: nga 2.9% në korrik 2023 në 6.7% në korrik 2024. Edhe pse inflacioni i përgjithshëm ka nisur të ulet krahasuar me kulmin e vitit 2022, çmimet nuk po kthehen në nivelet e mëparshme, duke mbetur një barrë për konsumatorët shqiptarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion