Shpërthimi i banesave në Lushnje dyshohet për pazare droge, reagon familja

Aktualitet

Shpërthimi i banesave në Lushnje dyshohet për pazare droge,

“Nuk e dimë pse është vënë tritoli, nuk kemi probleme me asnjë”, kështu ka deklaruar për mediat vëllai i Besnik Çokut, pronarit të shtëpisë që iu vendos lëndë eksplozivi mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që TopChannel bën me dije se vëllezërit Coku njihen si persona të konsumit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vjedhjeve. Ata janë arrestuar disa herë dhe janë dënuar për këto vepra penale.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, pronari i së cilës thotë se ka pasur shumë dëme materiale, ndërsa nuk ka më tepër dijeni për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion