Shpërthen kabina e ujësjellësit në Vlorë/ Rrezikohet përhapja e zjarrit drejt banesave

Aktualitet

Shpërthen kabina e ujësjellësit në Vlorë/ Rrezikohet

Një zjarr ka përfshirë një kabinë të ujësjellësit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit të qytetit, duke ngritur shqetësim për përhapjen e flakëve në zonat përreth.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në pjesën kodrinore të zonës dhe më pas është përhapur në drejtim të kabinës që shërben për shpërndarjen e ujit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa situata vijon të monitorohet për shkak të rrezikut që zjarri të përhapet drejt zonave të banuara dhe objekteve pranë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa pritet që pas shuarjes së flakëve të nisë puna për përcaktimin e shkakut të incidentit.

ME TE LEXUARAT