Shpërthen bombola e gazit në Greqi, digjet 15-vjeçarja shqiptare

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Greqi, digjet 15-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqiptare në Greqi ku ka shpërthyer bombola e gazit. Nënë e bijë, ishin në kuzhinën e banesës ku po gatuanin së bashku kur në një moment për arsye ende të paditura bombola e gazit shpërtheu në flakë.

Për shkak të flakëve adoleshentja shqiptare ka pësuar djegie të rënda në trup dhe në fytyrë.

Mediat greke bëjnë me dije se 15-vjeçarja ka pësuar djegie të gradës së dytë dhe se në ditët në vijim ajo do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve plastike kirurgjikale për të minimizuar dëmin e shkaktuar në lëkurë nga djegia.

Shpërthimi ndodhi në rrethana të paqarta, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e rrjedhjes së gazit.

ME TE LEXUARAT