Zi në sportin shqiptar / Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare bilardisti lushnjar, Fogert Kallopi

Sport

Zi në sportin shqiptar / Ndahet nga jeta në moshën

Bilardisti nga Lushnja, Fogert Kallopi, është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Bilardos & Snookerit përmes një postimi në rrjet.

Kallopi ka përfaqësuar ndër vite ekipin e Lushnjës dhe ka qenë pjesë e ekipit kombëtar. Federata u shpreh se ai do të kujtohet me respekt për pasionin dhe kontributin e tij në bilardo, ndërsa humbjen e tij e cilësoi të dhimbshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e bilardos shqiptare.

Në mesazhin e saj, Federata i shprehu ngushëllime familjes Kallopi, të afërmve dhe miqve, duke iu bashkuar dhimbjes së tyre në këto momente të vështira.

Familjarët, të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit Fogertit. Ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 15 nëntor 2026, në orën 15:00, në Varrezat e Vjetra të Lushnjës.

Pritjet zhvillohen pranë Restorant Divjaka, në zonën e Komunës së Parisit, Tiranë. Nisja nga Tirana është në orën 13:30. Federata e mbylli mesazhin me fjalët: «U prehtë në paqe!»

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion