Shpërthen anija në portin e Sarandës, një i plagosur

Aktualitet

Shpërthen anija në portin e Sarandës, një i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në portin e Sarandës.

Dyshohet se në një anije ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një gomone të vogël në radë, 100 metra nga Porti.

Në gomone kanë qenë dy persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar nga ambulance për në spital.

Policia dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosuyrit.

ME TE LEXUARAT