Shoferi humb jetën në timon, makina përplaset me dy mjete të parkuara

Aktualitet

Shoferi humb jetën në timon, makina përplaset me dy mjete të

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shoferi 58-vjeçari është transportuar në spital, por nuk ka mbijetuar dot dhe ka humbur jetën. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT