Apeli i trishtë i infermieres shqiptare: Risela kërkon ndihmën e të gjithëve për transplantin jetik të mëlçisë

Aktualitet

Apeli i trishtë i infermieres shqiptare: Risela kërkon ndihmën e

Risela LIapushi, 25-vjeçarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Belgjikë ka nevojë për ndihmën e të gjithë bashkatdhetarëve kudo në botë.

25-vjeçarja, në lule të rinisë, me profesion infermire në një qytet të Belgjikës rrezikon të humbë jetën nëse nuk kryen transplantin e mëlçisë në Turqi.

Familjarët përmes një Go Found Me i bëjnë thirrje dhe luten që shqiptarët kudo në botë të ndihmojnë sado pak me donacione pasi kostoja e operacionit është 100.000 euro dhe trajtimi është shumë i lartë për familjen.

Ju lutem t’i japim ndimën tonë sado pak, koha është vendimtare për fatin e infermieres sonë Risela LIapushi.

“Bashkëqytetarja jonë Risela LIapushi ka nevoje për ndihmen tonë!

Vetëm 25 vjeç është në lule të rinisë dhe i duhet të bëjë transplantin e mëlçisë në Turqi. Ju lutem t’i japim ndihmën tonë sado pak, koha është vendimtare për fatin e Riselës.

Kostoja e operacionit është 100.000 euro dhe trajtimi është shumë i lartë për familjen. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund t’i shpëtojë jetën.

“Ju lutem, dhuroni dhe shpërndani. Koha është jetike”, thuhet në mesazhin e familjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion