Shkodër, 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital

Aktualitet

Shkodër, 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një vajzë 2 vjeçe ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.


Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen ‘Skëndërbeg’.

Pasi mori mjekim në spitalin e Shkodrës, fëmija është transportuar në QSUT, për ndihmë të specializuar.

“Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT”, sqaron policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion