Përplasi këmbësoren me makinë, procedohet shoferja në Lezhë

Aktualitet

Përplasi këmbësoren me makinë, procedohet shoferja në

Është proceduar penalisht shoferja që përplasi me makinë një këmbësoren në kryqëzimin e Patokut, Lezhë.

Policia bën me dije, se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale M.K., 77 vjeçe, banuese në Laç, e cila po merr mjekim në spital.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dje, në kryqëzimin e Patokut, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasen M. K., 77 vjeçe, banuese në Laç, këmbësore, e cila po merr mjekim në spitalin e Laçit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion