Shiste fara kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës. Çfarë iu gjet gjatë kontrollit në banesë

Aktualitet

Shiste fara kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës.

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës pasi u kap në flagrancë duke shitur fara kanabisi që do të kultivoheshin për t’u trafikuar më pas.

Pas një hetimi disa javor, i riu është kapur në flagrancë në një vendparkim automjetesh. Brenda automjetit të tij u gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike. Ndërsa pas kontrollit të bërë në banesën e tij, u gjetën 570 gramë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion