Sherri më 12 janar brenda lokalit në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit

Aktualitet

Sherri më 12 janar brenda lokalit në Lezhë, merr fund arratia

11 ditë pas sherrit të ndodhur në një lokal në Lezhë, është kapur nga policia vëllai ish-deputetit Arben Ndoka, Gëzim Ndoka.

Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët. Njëri prej tyre, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës. Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe Gjergj Marku janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal. 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion