“Na këpute shpirtin o vëlla”! Dedikimet prekëse për 20-vjeçarin lezhian që u përplas kokë më kokë me kamionin në Itali

Aktualitet

“Na këpute shpirtin o vëlla”! Dedikimet prekëse

Një aksident tragjik i preu jetën në mes 20-vjeçarit shqiptar, Kladuio Gjoka. I riu nga Lezha i cili jetonte në Itali, teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi”, u përfshi në një aksident në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.

Sipas mediave italiane “Audi” i cili drejtohej nga i riu u përplas me një kamion. Fatkeqësisht përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndonëse bluzat e bardha bënë të pamundurën që ta shpëtonin, si pasojë e plagëve të marra Klaudio nuk mundi që të mbijetonte.

Familjarët e të riut shqiptar kanë postuar në rrjetet e tyre sociale fotot, teksa kjo ikje e tij në mënyrë tragjike i ka lënë pas një dhimbje të madhe.

“Na këpute shpirtin o vëlla. Na copëtove zemrën o Klaudio”, shkruan kushëriri i 20-vjeçarit bashkangjitur fotove krah tij.

“O shpirti i tetës na copëtove zemrat mor Klaudio. Të dashtë Zoti pranë vetes se ke qenë i miri i botës o shpirt”, shkruan një tjetër familjare e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion