Sherr në mes të rrugës në Durrës! Kërcënoi me automatik 38-vjeçarin, arrestohet autori i gjendet edhe…

Aktualitet

Sherr në mes të rrugës në Durrës! Kërcënoi me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 45-vjeçar është arrestuar për kanosje me armë zjarri ndaj një shtetasi për motive të dobëta. Shtetasi i arrestuar, E. K., banues në Xhafzotaj, dyshohet se më datë 16 shkurt 2026, ka pasur një konflikt me shtetasin E. D., 38 vjeç, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”. Pas këtij konflikti, ai ka kanosur viktimën me armë zjarri të dyshuar automatik.

Pas kallëzimit të bërë nga 38-vjeçari, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës kanë kryer hetime dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin.

Gjatë kontrollit të automjetit të 45-vjeçarit, policia ka sekuestruar bërthamën e predhës së një fisheku luftarak, që ishte e fshehur brenda mjetit.

Hetimet janë duke vijuar për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori dyshohet ta ketë fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT