E TRISHTË/ Po tentonte të rikthente energjinë elektrike gjatë orëve të stuhisë, ndërron jetë elektricisti në Himarë

Aktualitet

E TRISHTË/ Po tentonte të rikthente energjinë elektrike

Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka ndërruar jetë në Himarë.

I ndjeri ka qenë në detyrë gjatë orëve të mbrëmjes, kur Himara dhe Saranda u përballën me një stuhi të fortë.

55-vjeçari ka qenë i hipur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabëll energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra e për pasojë të ndërrojë jetë.

Stuhia e shoqëruar me erëra të forta solli shkëputje të energjisë elektrike, ndërkohë që pati pemë të rrëzuara dhe automjete të dëmtuara.

Njoftimi i policisë:

Himarë / Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore Himarë është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sezonal i OSHEE-së.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi B.B, gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, Himarë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

ME TE LEXUARAT