Sherr me armë zjarri në Tiranë, "i forti" me tre shokë godet një person dhe...

Aktualitet

Sherr me armë zjarri në Tiranë, "i forti" me tre

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Allias, Tiranë, ku një person ka qëlluar armë zjarri.

Burime nga policia, shprehen se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, ku shtetasi B.Gj i shoqëruar nga 3 persona ka goditur me sende të forta shtetasin J. H në Allias. 

Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

"Informacion paraprak Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H. Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."-njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion