Mbyllet protesta e 72-të para Kryeministrisë/ Qytetarët paralajmërojnë: Nesër më shumë

Aktualitet

Mbyllet protesta e 72-të para Kryeministrisë/ Qytetarët

Pas marshimit në akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe nisi tubimi i sotëm, duke i dhënë kështu fund ditës së 72-të të protestës popullore.

Pasi përshkuan disa prej rrugëtve më të frekuentuara të Tiranës me thirrje të njëpasnjëshme, qytetarët u rikthyen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.



Rikthimi tek godina e ekzekutivit shënoi po ashtu edhe etapën përmbyllëse të aksionit të sotëm qytetar, ku u ritheksua edhe një herë vendosmëria e të pranishmëve për të mos u tërhequr nga kjo rrugë e nisur.

Në minutat e fundit të protestës, para godinës së qeverisë oshëtuan sërish thirrjet unanime “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.

ME TE LEXUARAT