Shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet, IKMT “zbarkon” në plazhin e Shëngjinit
Lajmifundit
/
14 Qershor 2021, 18:03
Aktualitet

Aksioni i Inspektoriatit për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje ka mbërritur dhe në plazhin e Shëngjinit.
Puna ka nisur në zonën e Ranës së Hedhun për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin.
Sipas të dhënave, janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur në kuadër të këtij aksioni.
Në mbështetje të IKMT janë dhe policia dhe Inspektoriati Vendor i Bashkisë Lezhë.


