"Fast and Furious" në rrugë, parandalohet aksidenti i rëndë, kapet shoferi me 170 km/orë

Aktualitet

"Fast and Furious" në rrugë, parandalohet aksidenti i

Policia Rrugore vijon aksionin për parandalimin e aksidenteve nga drejtues që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në akse rrugore.

Një 24-vjeçar nga Korça është kapur mat duke "fluturuar" në aksin rrugor Tiranë-Elbasan me 170 km/orë, i cili është ndaluar më pas nga efektivët e policisë rrugore.

Nga kontrollet me dron në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan-Tiranë, policia ka ndëshkuar 306 shoferë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiran

Me 170 km/orë në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, radari parandalon rrezikun e përfshirjes në aksident rrugor. Mos fluturoni në rrugë, në rastin më të mirë ju pret polici dhe radari, respektoni rregullat, shpëtoni jetë.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore me qëllim evidentimin e ndëshkimin e shkeljeve që nga analizat e ngjarjeve rrugore konsiderohen edhe si shkaqet kryesore të ndodhjes së tyre, kanë shtuar kontrollet e dedikuara për shpejtesinë mbi normat e lejuara dhe mos rregullimin e shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara.

Gjatë mesditës së sotme si rezultat i monitorimit të qarkullimit me radar në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan-Tiranë janë evidentuar shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, siç ishte dhe rasti i një 24-vjeçari nga Korça, i cili u konstatua duke qarkulluar me shpejtësi 170 km/h duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj. #UleShpejtesineShpetoJete #MbaRadhenNeTrafik #MosNxitoTeArrishFundinDramatik

ME TE LEXUARAT