Regjistrohet dita më e nxehtë në Britaninë e Madhe, temperaturat arritën...

Bota

Regjistrohet dita më e nxehtë në Britaninë e Madhe,

Britania e Madhe ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani, në Aeroportin Heathrow në Londrën perëndimore duke arritur në 28.6 gradë Celsius. Temperatura më e lartë më parë ishte regjistruar më 2 qershor 28.3 gradë Celsius në Northolt në Londrën perëndimore.

Zyra Meteorologjike ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten kur dalin jashtë dhe për shkak të niveleve të larta të rrezeve ultraviolet dhe polenit në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.

Moti parashikohet të qëndrojë i nxehtë edhe në ditët e ardhshme para se stuhitë të përfshijnë të gjithë Anglinë dhe temperaturat të bëhen më të ftohta.

Paralajmërimet për stuhi janë në fuqi për gjysmën lindore të Uellsit dhe pjesën më të madhe të Anglisë nga e mërkura deri të premten, ku zyra meterologjike paralajmëron se ka potencial për ndërprerje të udhëtimit dhe përmbytje.

 

ME TE LEXUARAT