Përfshihet nga flakët biznesi i letrës në Gjirokastër/ Neutralizohet vatra e zjarrit, zbardhen detajet
Lajmifundit
/
19 Gusht 2026, 10:33
Aktualitet

Është përfshirë nga flakët një biznes i prodhimit të letrës në Gjirokastrës. Vatra e zjarrit është shuar falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve.
Ngjarja ka ndodhur para 30 minutash në afërsi të Viroit ne Gjirokastër ku zjarri kishte rënë në një ambient që përdorej për mbajtjen e kompresorëve të ajrit.
Menjëherë shërbimet zjarrfikëse ndërhynë duke neutralizuar flaket pa marrë përmasa dhe shmangur përhapjen në ambientet e tjera të biznesit.
Nga zjarri pati vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente.


