Sera, tunele dhe banesa të braktisura, antidroga “zbarkon” në Fushë Krujë
Lajmifundit
/
21 Mars 2025, 08:23
Aktualitet

Forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë rajonit të policisë Fushë-Krujë.
Sipas burimeve, është në zhvillim e sipër një operacion antidrogë në të gjithë rrethin ku në fokus janë serat, tunelet, banesat e braktisura ku ka dyshimet se mund të jetë kultivuar kanabis.
Në këtë operacion policor do të marrin pjesë forca të komisariatit Krujë, si dhe forca të Drejtorisë së Policisë Tiranë


