“A je nipi i Enver Hoxhës?”, Rama pyet ministrin e Brendshëm: Më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin

Politikë

“A je nipi i Enver Hoxhës?”, Rama pyet ministrin e

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me shtabin elektoral të Njësisë 1 në Tiranë ka pyetur Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, nëse ai është vërtet nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Hoxha tha se babai i tij nuk është djali i Enver Hoxhës dhe se më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin se sa me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Opozita vazhdimisht e ka konsideruar Hoxhën nip të ish-diktatorit.


Biseda mes Ramës dhe Hoxhës:

Rama: Ti je ketej nga kjo zonë? Se ti origjinën e largët e ke andej…. Se ty bufi të thotë nipi i Enver Hoxhës. Ore edhe mund të ishe, s’ka ndonjë gjë.

Ervin Hoxha: Dëgjo, të lindësh diku dhe të kesh prindër ato që ke është një gjë që është fakt dhe nuk e ndryshon dot.

Edi Rama: Po ti je realisht nipi i Enver Hoxhës?

Ervin Hoxha: Babai im nuk është djali i Enver Hoxhës. Unë në fakt më shumë se me Enver Hoxhën bie kushëri me Musine Kokalarin. I falet doktorit ky gabim…

Edi Rama: Po ç’doktor mo aman… se e ke ti atë të demokratit, jo liri demokraci…

Ervin Hoxha: E di pse e kam o kryetar se kam qenë pjesë e administratës së tij. Po nuk i falet atij kur hyn te biografitë e të tjerëve. Dhe ketë ngatërresë e bën të qëllimshme. I falet tani se edhe mosha bën të vetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion