Kryeministri i ri kanadez shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Bota

Kryeministri i ri kanadez shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve

Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 prill, sipas një burimi qeveritar që foli për AFP.

Carney, që mori detyrën javën e kaluar si pasardhës i Justin Trudeau, drejton tani një qeveri të pakicës dhe synon të fitojë shumicën në Parlament me Partinë e tij Liberale. Ky hap vjen në një kohë kur Kanadaja po përballet me tensione të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë tronditur politikën dhe ekonominë e vendit.

Carney, i cili është një ish-bankier qendror dhe pa asnjë përvojë të mëparshme politike, po mbështetet në përvojën e tij në sektorin financiar për të siguruar stabilitetin e ekonomisë kanadeze, veçanërisht pas shpërthimit të një lufte tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Konflikti tarifor i shpallur nga Presidenti Donald Trump, i cili ka vendosur tarifa të larta për produktet kanadeze, ka krijuar tensione të mëdha dhe ka pasur ndikime të drejtpërdrejta në ekonominë e dy vendeve. Trump ka insistuar se Kanadaja duhet të bashkohet më ngushtë me SHBA për të përballuar kërcënimet e tjera.

Carney, i cili është 60 vjeç dhe nuk ka pasur asnjëherë pozita politike si deputet ose ministër, do të fushatizojë nën hijen e kërcënimeve të Trump dhe është e qartë se ky aspekt do të jetë një nga temat kryesore të fushatës zgjedhore të ardhshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion