Zjarri djeg xhaminë në Shupenzë të Dibrës, dëme të shumta materiale
Lajmifundit
/
21 Mars 2025, 08:07
Aktualitet

Xhamia është përfshirë nga flakët në fshatin Shupenzë të Dibrës. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit.
Kjo ngjarje e rëndë për banorët e zonës, ndodhi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Siç shihet dhe nga pamjet xhamisë i kanë mbetur vetëm muret.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.
Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.


