Sarandë/ Arrestohet 26-vjeçari, i mori me dhunë celularin një vajze

Aktualitet

Sarandë/ Arrestohet 26-vjeçari, i mori me dhunë celularin

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi vodhi me dhunë aparatin celular të një shtetaseje.

“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Metoq, Sarandë, duke qëndruar në automjet, shtetases S. A. i kishin marrë me dhunë një aparat celular, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” të riun e identifikuar me inicialet E. L., banues në Sarandë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion